HomeNew BooksBooks on SaleProjectsContact

Elite Webmail

»

About Elite

»

President&Owner

»

Executive Staff

»

Editorial Staff

»

Departments

»

Press Room

»

Art Gallery

»

Guestbook »

Links

»

Weekly Poll

How do you like our new books?

Excellent
Very Good
Good
Normal
ELITE SHTEPI BOTUESE
Rruga e Elbasanit, 9E
P. O. Box: 8293
Tirana, Albania
Tel:+355 4 374 747
Fax:+44 870 124 2094
Cel:+355 68 2121 711
E-mail: info@elitelibri.com

donate

EDITORIAL STAFF
Click to Enlarge Apostol Nasi, Editor - in Chief

Apostol Nasi, Shkrimtar & Botues. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar Jurist. Gjatë karrierës së tij ka kryer detyra të ndryshme shtetërore dhe është marrë me studime shkencore në profilin e punës së tij. Ka drejtuar organe të ndryshme shtypi dhe është marrë me botime politiko-shoqërore. Në vitin 1994 është pranuar anëtar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Është autor i mjaft veprave letrare e artistike si dhe i disa skenarëve për filma dokumentarë e artistikë. Ka botuar vëllime me tregime, novela e romane që janë mirëpritur nga lexuesi shqiptar. Romani i tij i fundit me titull Refuzoj të Kërcej është botuar në serinë Elite Bestsellers në vitin 2003. Në kohë e periudha të ndryshme është marrë edhe me publicistikë. Gjatë periudhës së tranzicionit të Shoqërisë Shqiptare ka botuar nëpër gazeta të ndryshme mjaft artikuj problematikë. Aktualisht është Kryeredaktor, President & Pronar i Shtëpisë Botuese Elite Tiranë.

Top
Click to Enlarge Klara Kodra, Translator & Editor

Klara Kodra, Redaktore & Përkthyese. Lindi në vitin 1945. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Është studiuese e vjetër dhe me experience shumëvjeçare, e specializuar për letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Është punonjëse shkencore pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe Tiranë nga viti 1965 e në vazhdim, si dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve të Shqipërisë. Ndërmjet veprave shkencore e letrare të botuara, mund të përmenden: Era e revolucionit (poezi) 1968; Buzëqeshje (poezi) 1970; Ne rendim (poezi) 1974; Vepra poetike e Zef Serembes (monografi)1975; Bisedë me vëllezërit (poezi) 1984; S’janë lule bore (poezi) 1987; Poezia e De Radës (monografi)1989; Pinoku, Piter Pani & Liza (kritikë letrare) 1998, botuar nga Shtëpia Botuese Elite. Ka bashkëpunuar për botimin e veprave shkencore: Historia e Letërsisë Shqiptare dhe Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botime të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjatë viteve 1998-2000 ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Elite, duke kryer detyrën si redaktore dhe përkthyese e veprave të autorëve të letërsisë klasike italiane. Ndërmjet veprave të përkthyera prej saj, mund të përmenden: Poezia antike dhe moderne, shkruar nga Benedetto Croce, botuar nga Agenzia Letteraria Internazionale, Milano; Faqet më të bukura, shkruar nga Tommaso Landolfi, botuar nga RCS Libri S.p.A. Rizzoli, Milano; Një dashuri e pamundur, shkruar nga Ignazio Silone, botuar nga Arnoldo Mondadori S. p. A. Milano. Zotëron gjuhët e huaja: italisht dhe frëngjisht, komunikon edhe në gjuhët: anglisht e rusisht.

Top
Click to Enlarge Lura Baçi, Translator

Lura Baçi, Përkthyese. Lindi në vitin 1969. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar Specialiste e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane. Rezultatet e saj kanë qënë të shkëlqyera prandaj është nderuar edhe me Medaljen e Artë. Gjatë viteve 1993-1994 ka vazhduar studimet pasuniversitare pranë Universitetit të Triestes me bursë të akorduar nga Qeveria Italiane. Është pedagoge pranë Katedrës së Gjuhës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Është nderuar me gradën shkencore Profesor. Ka përkthyer nga gjuha italiane në gjuhën shqipe artikuj të ndryshëm nga fushat e artit e të kulturës, të shkencës e teknikës, etj. Gjatë viteve 1998-2000 ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Elite, duke kryer detyrën si përkthyese e veprave të autorëve të letërsisë klasike italiane. Ndërmjet veprave të përkthyera prej saj, mund të përmenden: Markovaldo ose Stinët në Qytet, shkruar nga Italo Calvino, botuar nga Mondadori Editore, Milano; 1934, shkruar nga Alberto Moravia, botuar nga RCS Libri S.p.A. Bompiani, Milano. Zotëron gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht dhe anglisht.

Top
Click to Enlarge Zija Vukaj, Translator

Zija Vukaj, Përkthyes. Lindi në vitin 1960. Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Shkodrës ku është diplomuar Mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ka punuar si mësues i Gjuhës Shqipe në shkolla të ndryshme. Aktualisht është drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Martin Camaj në Shkodër. Në vitin 1989 ka shkruar studimin Një vështrim mbi Epikën historike në viset veriore të Shkodrës, i cili është botuar në revistën Studime Psikolologjike, botim i Akademisë së Shencave të Shqipërisë. Gjatë viteve 1999-2003 ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Elite, duke kryer detyrën si përkthyes i veprave të autorëve të letërsisë klasike italiane. Ndërmjet veprave të përkthyera prej tij, mund të përmenden: Marta Ajala, shkruar nga Luigi Pirandello, botuar nga Newton Compton Editori, Romë; Një, asnjë dhe njëqind mijë, shkruar nga Luigi Pirandello, botuar nga Newton Compton Editori, Romë. Zotëron gjuhët e huaja: italisht dhe frëngjisht, komunikon edhe në Gjuhën sërbo-kroate.

Top
Click to Enlarge Qevqep Kambo, Translator

Qevqep Kambo, Përkthyes. Lindi në vitin 1924. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Kimisë Industriale të Universitetit të Vrosllavit (Poloni) dhe është diplomuar Inxhinier Kimist. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka punuar vazhdimisht si pedagog pranë Institutit të Lartë Bujqësor Tiranë. Është autor i disa studimeve të profilit të punës së tij, i nderuar me gradën shkencore Profesor-Doktor. Është autor i mjaft përkthimeve në profilin e punës së tij. Ndërmjet veprave letrare të përkthyera prej tij, mund të përmendim: Poezi të zgjedhura, shkruar nga poetesha e mirënjohur polake Visllava Shimborska, e cila në vitin 1996 është nderuar me Çmimin Nobel. Gjatë viteve 1999-2000 ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Elite, duke kryer detyrën si përkthyes i veprave të autorëve të letërsisë klasike italiane. Ndërmjet veprave të përkthyera prej tij, mund të përmendim: Ndërgjegjja e Zenos, shkruar nga Italo Svevo, botuar nga Newton Compton Editori, Romë. Zotëron gjuhët e huaja: polonisht, greqisht dhe italisht; komunikon edhe në gjuhët gjermanisht dhe rusisht.

Top
Click to Enlarge Aida Baro, Translator & Editor

Aida Baro, Përkthyese & Redaktore. Lindi në Krujë në vitin 1975. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës për Gjuhen Italiane. Diplomuar në vitin 1998 me një tezë mbi poetikën letrare dhe mitin e fëmijerisë të tre poetëve italianë Umberto Saba, Giosue' Carducci dhe Pascoli me titullin Ritorno all'innocenza. Përgjatë viteve të studimit ka punuar si përkthyese në gazeta të ndryshme, si E panjohura, dhe, më pas, në televizione të ndryshme si Alba Televizion, Gjeli Vizion, TV Arbëria, TV Vizion +, etj. e angazhuar gjithnjë në përkthimin dhe redaktimin e filmave. Në vitin 2001 del në dritë, shqipëruar prej saj, kryevepra e mirënjohur kalvianiane Baroni Rebel (Il Barone Rampante"), botuar nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë. Eshtë marrë njokohësisht edhe me redaktime, ku mund të përmendet romani Refuzoj te kercej shkruar nga Apostal Nasi dhe botuar nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë. Zotëron gjuhët italisht dhe anglisht. Aktualisht punon në AMC, duke mos u ndarë për asnjë çast nga pasioni i saj: përkthimi.

Top
Click to Enlarge Viola Gjylbegaj, Translator & Editor

Viola Gjylbegaj, Përkthyese & Redaktore. Lindi më 16 Janar 1981 në qytetin e lashtë të Elbasanit. Në vitin 1999 mbaron Shkollën Pedagogjike dhe shkon në Itali për të vazhduar studimet e larta në Universitetin “La Sapienza” për Gjuhë e Letërsi Angleze dhe Shqipe. Laurohet në muajin Korrik të 2004 me 105/110 me tezën mbi George Orwell dhe Ismail Kadare. Në Shtator të 2004 regjistrohet për specializimin në Editori e Gazetari. Gjatë vitit 2004 punon përkohësisht pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, duke fituar një stazh të Minstrisë së Jashtme Italiane. Ka bashkëpunuar me profesorin e Letërsisë Shqipe Elio Miracco, duke përkthyer librin e shkrimtarit-gjykatës Gennaro Francione, Skanderbeg - Un Eroe Moderno. Në vitin 2005 fillon bashkëpunimin me Shtëpinë Botuese Elite Tiranë, për të përkthyer në Gjuhën Shqipe librin Due di Due të shkrimtarit italian Andrea de Carlo. I pëlqen letërsia, muzika, mësuesia, njeh shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Top
Click to Enlarge Amik Kasoruho, Translator

Amik Kasoruho, Publicist, Studiues, Përkthyes dhe Poet Shqiptar, i cili ka qënë i detyruar të emigrojë në Itali në vitet ‘50 dhe sot jeton në Monopoli, Bari-Itali. Është autor i mjaftë veprave të botuara në Gjuhën Italiane si dhe në Gjuhën Shqipe, ndërmjet të cilave mund të përmenden: Çmimi një ëndrre (2000); si dhe Një fluturim tepër i gjatë në një orë udhëtimi, roman autobiografik (2001). Është gjithashtu autor i mjaft eseve, shkrimeve publicitike, si dhe studimeve kritike. Është i njohur edhe si përkthyes i veprave të autorëve të mëdhenj, si: Luigi Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick Brian, John Selbyt, etj. Në vitin 1999 shpallet fitues i Çmimit Special të Jurisë së Konkursit EKS & TRA për shkrimtarët emigrantë dhe dekorohet në Kuirinale nga Presidenti i Republikës Italiane Carlo A. Ciampi. Ndërsa në vitin 2000 nderohet me Çmimin Civitas Arbëria 2000 Calabria,me rastin e 30 vjetorit të revistës së kulturës Italo-Shqiptare të Arbëreshëve, Katundi Ynë. Në vitin 2000 me kërkesën e Universitetit të Barit perkthen librin Leksione të Shkencës së Financave, shkruar nga Prof. Mario Leccisotti pranë Universitetit La Sapienza Romë, i cili botohet në Gjuhën Shqipe nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë.

Top
Home| New Books | Books on Sale | Projects | Contact
All Rights Reserved 2004. www.elitelibri.com Designed by Saimir Nasi