HomeNew BooksBooks on SaleProjectsContact

Elite Webmail

»

About Elite

»

President&Owner

»

Executive Staff

»

Editorial Staff

»

Departments

»

Press Room

»

Art Gallery

»

Guestbook »

Links

»

 
Weekly Poll

How do you like our new books?

Excellent
Very Good
Good
Normal
ELITE SHTEPI BOTUESE
Rruga e Elbasanit, 9E
P. O. Box: 8293
Tirana, Albania
Tel:+355 4 374 747
Fax:+44 870 124 2094
Cel:+355 68 2121 711
E-mail: info@elitelibri.com

donate

 

Përmbledhje e Veprimtarisë së Shtëpisë Botuese Elite

Shtëpia Botuese Elite & Art Design Center në Tiranë, Shqipëri, e themeluar nga Z. Apostol NASI më 18 Gusht 1998, është tashmë e mirënjohur për botimin në Gjuhën Shqipe të veprave të zgjedhura të mjaftë autorëve të mëdhenj, si: Benedetto Croce, Luigi Pirandello, Italo Calvino, Tommaso Landolfi, Italo Svevo, Alberto Moravia, Elena Gianini Belotti, Ignazio Silone, si dhe të disa autorëve të mirënjohur shqiptarë, etj.

Një objektiv tjetër i veprimtarisë së tij si shkrimtar dhe botues, është realizimi i projektit “SERIA E BOTIMEVE ELITE: DIASPORA SHQIPTARE”, i hartuar pesë vjet më parë në bashkëpunim me disa personalitete të mirënjohura të Diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fazën e parë të këtij projekti është parashikuar botimi i këtyre veprave:

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË KONEKTIKAT;
KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË MASAÇUSETS;
KOMUNITETI SHQIPTARO-KANADEZ NË ONTARIO & QUEBEC;
KOMUNITETI SHQIPTARO-AUSTRALIAN NE KONTINENTIN AUSTRALIAN.

Me qëllim për të realizuar kontakte të drejtëpërdrejta me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, si dhe institucione e organizma të ndryshme shtetërore, shoqërore, kulturore e fetare në SHBA, për të gjetur materialet e nevojshme për librin e parë të këtij cikli, ai ka qënë në New York, Stamford, Bridgeprot, New Haven, Hartford, Waterbury, Worcester, Boston, etj. në periudhat e poshtëshënuara: 15 Korrik 2000–15 Gusht 2000, 05-24 Korrik 2001, 03–15 Maj 2002, 03-29 Dhjetor 2002 dhe 06-23 Nëntor 2003.

Gjatë kohës së qendrimit në qytetet e sipërpëmendura, atij i është dashur të bëjë një punë tepër intensive për të siguruar sa më shumë materiale për realizimin e këtij botimi të rëndësishëm me vlera mbarëkombëtare.

Libri “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Konektikat”, i cili pesë vjet më parë ishte vetëm një projekt, tashmë është një realitet i
prekshëm, rezultat i një pune intensive dhe këmbëngulëse të një ekipi të kualifikuar, i cili ka ndihmuar jo vetëm për zbulimin e fakteve e të materialeve të ndryshme dokumentare, por në të njëjtën kohë ka bërë një punë të kualifikuar për administrimin dhe kompjuterizimin e tyre.

Në këtë libër prej 600 e ca faqesh, i cili tashmë është i faqosur dhe gati për të shkuar në shtyp, krahas tekstit të shkurtër e konçiz, janë përdorur për ilustrim edhe mjaft fakte, statistika, dokumente arkivore, si dhe foto të të gjitha kohërave, të cilat jo vetëm e kanë pasuruar këtë vepër monografike dedikuar kolonive më të vjetra shqiptare në ShBA, por në të njejtën kohë e kanë bërë atë më çlodhëse e tërheqëse për lexuesin.

Eksperienca e përfituar gjatë veprimtarisë së sipërpërmendur, tashmë do t’i vijë në ndihmë Stafit Editorial gjatë punës së tij në Kanada dhe Australi, për të evidencuar e nxjerrë në pah të njejtat vlera historike, sociale e kulturore të ngulimeve shqiptare në Provincat Kanadeze Ontario & Quebec, si dhe qytetet Australiane: Sydney, Canberra, Melbourne, Adelaide, Perth & Brisbane, qysh në fillimet e shekullit të kaluar dhe deri në ditët e sotme.

Stafi Editorial që po merret me realizimin e këtij projekti përbëhet nga:

1. Apostol NASI, shkrimtar & botues, titullar i Shtëpisë Botuese Elite & Art Design Center në Tiranë, ideator i projektit dhe autor i serisë:
“DIASPORA SHQIPTARE”.

2. Asistente e Parë, me cilësinë Fotografe & Kompjuteriste, e cila ka për detyrë: a) të fotografojë individë të veçantë, objekte, ndërtesa, mjedise si dhe lokale ku Komuniteti Shqiptaro-Kanadez & Shqiptaro-Australian jeton, punon, zhvillon biznesin e vetë apo organizon manifestime ose veprimtari të ndryshme social-kulturore; b) të bëjë radhitje në kompjuter si dhe skanime të dokumenteve të ndryshme arkivore, si: letra apo foto të vjetra të vlefshme për botim, që eventualisht mund të ruhen nga familjarët me origjinë shqiptare; c) të kryejë çdo shërbim tjetër kompjuterik për grumbullimin e të dhënave nëpërmjet bibliotekave publike, institucioneve të ndryshme fetare apo organizmave e shoqatave social-kulturore që veprojnë në gjirin e Komunitetit Shqiptar në Kanada dhe Australi.

3. Asistente e Dytë, me cilësinë Menaxhere për Realizimin dhe
Administrimin e Intervistave, e cila ka për detyrë: a) Të realizojë intervistat me të gjithë personat që janë burim informacioni ose kanë dëshmi të vlefshme për këtë botim me vlera mbarëkombëtare; b) Të merret me administrimin e të gjithë materialeve të tjera të vlefshme për botim, detyra këto që do të kryehen kurdoherë sipas porosive të vazhdueshme që do të jepen nga autori në bazë të orientimeve të detajuara në projektin “DIASPORA SHQIPTARE”.

Vepra të tilla monografike me vlera mbarëkombëtare si “Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Konektikat“, Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Massachusetts“, “Komuniteti Shqiptaro-Kanadez në Ontario & Quebec” si dhe “ Komuniteti Shqiptaro-Australian”, kërkojnë një punë të gjatë e intensive dhe nuk mund të realizohen pa kontakte të drejtëpërdrejta me Komunitetin Shqiptarë në këto vende, si dhe institucione e organizma të ndryshme shtetërore, shoqërore, kulturore e fetare në SHBA, Kanada dhe Australi

English Version

Top
Home| New Books | Books on Sale | Projects | Contact
All Rights Reserved 2004. www.elitelibri.com Designed by Saimir Nasi